ForumiPopullor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumiPopullor

Forumi i Popullit Kombetar Shqiptar
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 A MUND TE BEHET NJERIU MILIARDER VETEM ME MEDIME? Pjesa 2

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rilindja




Numri i postimeve : 10
Join date : 08/12/2009
Age : 29
Location : Gjilan,Kosove

A MUND TE BEHET NJERIU MILIARDER VETEM ME MEDIME? Pjesa  2 Empty
MesazhTitulli: A MUND TE BEHET NJERIU MILIARDER VETEM ME MEDIME? Pjesa 2   A MUND TE BEHET NJERIU MILIARDER VETEM ME MEDIME? Pjesa  2 I_icon_minitimeTue Dec 08, 2009 1:35 pm

A MUND TË BËHET NJERIU MILIARDER VETËM ME MENDIME ? (Pjesa e dytë)
www.sa-kra.ch: A ua merr mendja se dikush njëmend do të bëhet miliarder?

Daut Demaku: Po - do te fitoni aq sa besoni, dikush do të bëhet miliarder, dikush milioner e dikush do të fitojë aq sa i duhet. Por, para fitimit material, do të fitohet shumë si harmoni shpirtërore dhe si shëndet fizik dhe mendor. Pastaj, mund të vijë edhe ajo tjetra, të fitohen milionat... Por, ama: mos ta teprojmë me premtime, sepse secili fitim, ka një çmim, secili sukses, ka një rrugë bukur të gjatë. Mos ta marrim me mendjelehtësi se e kemi zbuluar ujin e valë. Ta provojmë. Për të humbur nuk humbim gjë, nuk lodhemi dhe nuk shpenzojmë, do ta krijojmë një gjendje të mrekullueshme relaksuese (pozitive) dhe, sigurisht se - dikush - do të fitojë shumë...

www.sa-kra.ch: Njihni ndonjë shqiptar të gjallë që ka arritur përmes kësaj mënyre?

Daut Demaku: Po. Ta marim shembull vetëm njërin nga nxënësit e Depack Chopres, (ish-këshilltarit të presidentit Klinton, autorit të bestsellerëve botërorë, që tash i ka rreth 4 milionë nxënës on-line). Ai është Hetem Ramadani, një biznesmen shqiptar, që jeton në Slloveni. Para shumë vjetëve - ka qenë nxënës i Mësuesit më të madh në botë.
Paraprakisht duhet të them se nuk ka arritur atë që ka arritur VETËM përmes Ligjit të tërheqjes, por edhe përmes kësaj njohjeje... Unë kam pasur fatin ta njoh dhe t’i dëgjoj ligjëratat e tij. Është një humanist, një zemërbardhë, një njeri i veçantë, një urtar i dashur, që Ligjin e dhënies e ka zbatuar në praktikë (mund t’ju kujtohen donacionet e tij për Gërdecin, për botën artistike të kolosëve të artit në Shqipëri e në Kosovë, e ka ndihmuar edhe Qendrën tonë atëherë kur kishim nevojë... ) Por, ky njeri, e ka edhe një rrezatim shumë pozitiv, edhe vetëm kur ia jep dorën, të përshkon një ndjenjë e mirë... (Por, mos të flas më shumë, se mos po e lëndoj, pa dashje...)

www.sa-kra.ch: Edhe më parë, literatura inspirative, ka folur për fitimet materiale, por më shumë e ka nënvizuar qetësinë shpirtërore?

Daut Demaku: Të dyja këto janë të lidhura, si thuhet: mish e thua! Nuk mund të kesh qetësi shpirtërore, kur të qan fëmija, nuk mund të jesh i qetë, kur të mërdhijnë këmba e dora, apo kur je i uritur. Qetësi shpirtërore do të thotë HARMONI mes materiales e shpirtërores, mes tokësores e hyjnore, pra: vijës horizontale dhe vertikale. Treni nuk ecën pa dy binarë: binarin e frikës dhe të dashurisë... kjo është jeta, kështu është jeta... Njëra pa tjetrën nuk bëjnë, është utopi, përrallë. E ne po flasim për shkencë.

www.sa-kra.ch: Mos do të kemi tepër shumë njerëz të pasur...?

Daut Demaku: Thesari hyjnor është i pashtershëm. Në qiellin e jetës ka vend për të gjithë yjet e fuqishëm. Jeta nuk ngurtësohet brenda limiteve. Jeta nuk ka logjikë. Në jetë i përhershëm është vetëm NDRYSHIMI...
Edhe një herë po them: shumë më e mirë është kjo lojë që po e propozoj unë... sesa të merremi më gjëra të kota, shpesh të dyshimta e pa përmbajtje...
Është edhe një moment që do të doja ta nënvizoja: Studimet e fundit të shkencës amerikane thonë: 1% e popullsisë posedon 96% të pasurisë së një vendi, kurse 99% për qind e popullsisë posedojnë vetëm 4% të pasurisë së atij vendi.
Pse? Sepse nuk e dinë “Sekretin”... Prandaj: vuajnë.
E po, çfarë dëmi do të kemi nëse e provojmë ngritjen shpirtërore, apo akumulimin e energjisë, që, prapë po them, është e njëjta gjë. Të jeni të bindur se të gjithë do të fitojmë dhe humbës nuk do të jetë ASNJË.

www.sa-kra.ch: Disa herë gjatë kësaj bisede e keni theksuar shkencën amerikane?...

Daut Demaku: Sabir, unë e dua të VËRTETËN. Çka është shkenca amerikane, a është përrallë për fëmijë, a është mashtrim, a është dogmë, politikë, apo është VËRTETËSI jetësore?
Çka ta merr mendja ty, kush e bëri Amerikën – Amerikë? Rrena, hajnia, mashtrimi, apo: sinqeriteti në punë dhe mbështetja e plotë në ligjet më të NATYRSHME dhe më të vërteta të jetës njerëzore?
Edhe sot e ruaj orarin e veprimeve të njerëzve që punuan në lancimin e raketës Apollo 11. Ishte viti 1969, apo? Ai ekip, që lancoi raketën më të suksesshme në botë dhe që arriti në Hënë, ditën e lancimit të raketës - e kanë pasur orën të caktuar: Lutjen në kishë! Edhe pse ishin më profesionistët në botë, edhe pse nuk i linin rastit asnjë imtësi, edhe pse ishin të sigurt në veprimet e veta, shkuan në kishë dhe kërkuan ndihmën e Zotit dhe falënderuan të Madhin Zot.
A mund të zgjidhet kryetar i SHBA-ve ndonjë hiçkushi, ndonjë palaço i pavlerë? A e dini nëpër sa sita e shosha kalon emri i kandidatit për president shteti? Dhe, a ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni Presidentin e superfuqisë që thotë: “Zoti e bekoftë Amerikën”? Apo të lexoni në kartëmonedhat e dollarit “Ne besojmë në Zot!”
E më thuaj tash të lutem, pse të mos i besoj atij vendi që i beson Zotit, shkencës dhe jetës?

www.sa-kra.ch: Baca Daut, ju lutem, edhe një pyetje: vërtet çka mendoni për besimin në Zot?

Daut Demaku: Unë them kështu: nisja gjithmonë nga fillimi. Fillimi është vetvetja. Mos ia nis kurrë nga fundi, sepse atëherë nuk ka kurrfarë fillimi. Kush ia nis nga fillimi, mbërrin deri në fund, ndërsa kush ia nis nga fundi, nuk mbërrin kurrë tek fillimi. T’ia nisësh nga fundi, është e pamundur: vijon të vërtitesh brenda rrethit. Nisja nga vetvetja...
Mendimtarët e jetës tokësore, lineare, ngulmojnë në mohimin e Zotit, sepse nuk e NJOHIN. Kur dikush thotë: “Zoti nuk është”, kjo s’do të thotë se ai është kundër Zotit. Është thjesht një njeri që mendon, s’është kurrgjë tjetër. Nuk është kundër Zotit, sepse të QENIT kundër Zotit do të duhej të paraprihej nga njohja e Tij. Nuk është kundër Zotit: KUSH NJEH ZOTIN, NUK MUND TË JETË KUNDËR TIJ. Si është e mundur që, ai që ka njohur Zotin, të jetë kundër Tij? Nuk mundet.
Zotin e kanë njohur Profetët, të Përndriturit. Cili prej tyre mund të jetë kundër Zotit? Nuk munden, sepse e kanë NJOHUR.
Një qytet që e ke njohur, je takuar me të, a mund të thuash se nuk është, nuk ekziston. Mendja njerëzore NUK ECËN nëpër të panjohurën. NJOHJA është çelësi. Nëse të mungon njohja, të mungon gjithçka. Kur ta njohësh Zotin, me çdo frymëmarrje - gjithmonë do të jesh vetëm e vetëm në FALËNDERIM.

www.sa-kra.ch: A kthehemi edhe një herë të fillimi: DVD-ja “Sekreti (i lumturisë)” dhe CD-ja “Dëshirat...”, kureshtja e lexuesve do të kërkojë të dinë pak më shumë?

Daut Demaku: Për këtë mundësi flas me shumë dëshirë, por frikohem mos po e teprojmë.
Dokumentari “Sekreti” ofron mundësi të gjerë të NJOHJES, kryesisht për Ligjin e tërheqjes. Do ta shihni se çfarë fuqie MAGNETIKE është njeriu dhe në cilën mënyrë e tërheq edhe të mirën edhe të shëmtuarën. Dhe kjo tërheqje me mendimet tona e rrënon ose e ndërton jetën e njeriut. Prandaj, shkurt: vlera e këtij dokumentari është e barabartë me VLERËN E JETËS së njeriut.
Ndërkaq CD-ja është mundësi për krijimin e QETËSISË. Kur të qetësohen valët e mendjes, është njësoj sikur kur qetësohen valët e oqeanit. Në qoftë se valët e oqeanit janë 20 metra të larta, atëherë, po të hidhet në oqean një ndërtesë njëzetkatëshe – nuk do të merret vesh asgjë. Por, kur qetësohet oqeani, kur në sipërfaqe nuk pipëtin asnjë valëz, atëherë, po ta hedhësh edhe një guralec fare të vogël, menjëherë krijohen rrathët, që fillojnë nga pika ku ka rënë guraleci dhe vazhdojnë të zgjerohen.
Kjo është mënyra e dërgimit të dëshirës në Univers (për të gjitha DËSHIRAT, pavarësisht a janë të vogla apo të mëdha), sepse mendja e shqetësuar sjell vetëm shëmti, kurse mendja e qetë sjell mrekulli dhe fatlumëri.

www.sa-kra.ch: Mund të merren në librari, në Qendër, apo?...

Daut Demaku: DVD-ja mund të merret tek shitësit e librave, por edhe në Qendër, kurse me CD-në puna është pak më ndryshe. Meqenëse është në valët BETA dhe po ndodh kopjimi, atëherë ndodh shëmtia, sepse kopjimi e shndërron në ALFA-valë dhe atëherë CD-ja është një hiçgjë. Prandaj, që të mos ndodhë ky manipulim (ti e di që në Kosovë çdo gjë kopjohet, për fat të keq), CD-në e mbaj unë dhe dy-tre bashkëpunëtorët më të ngushtë të Qendrës. Porositë mund të vijnë vetëm përmes adresës elektronike ose në dorë. Më falni, por na kanë mbuluar mashtruesit dhe, patjetër, duhet të jemi të kujdesshëm! Dhe, kur përdoret origjinali, njëmend nuk do të ketë humbës, por vetëm fitimtarë dhe mirënjohës të përhershëm. Deri më tash kështu ka ndodhur, pse të mos ndodhë kështu edhe tash e tutje?

www.sa-kra.ch: Cilat janë parashikimet, sa njerëz mund të interesohen për këto materiale?

Daut Demaku: Pika ideale do të ishte, që për këto materiale - të interesoheshin më të mençurit e kombit. Kjo, më të mençurit e kombit, sillet rreth 2% e pjesëtarëve të një bashkësie! Kjo është masa kritike. (2% janë lokomotivat e një vendi) Po të jenë të devotshëm këta 2% të shqiptarëve, do të ndodhte mrekullia, sepse vërtet e kemi një gjendje të rëndë. Më të mençurit e kombit sjellin kthesa serioze dhe e ndërtojnë të ardhmen e një vendi. Pse është Suedia – Suedi, ose Sllovenia – Slloveni?, Amerika – Amerikë, sepse njerëzit janë në rregull! Po të duam ne, ama të gjithë, sa kohë do të na duhej ta shndërrojmë Kosovën në mrekulli? Pak, shumë pak kohë.
E dini se nuk ka jetë pa vuajtje, nuk ka vuajtje pa shkak dhe nuk ka shkak që nuk mund të kapërcehet?
Kapërcimi i të gjitha shkaqeve të vuajtjes bëhet me ndihmën e ENERGJISË!

www.sa-kra.ch: Po “nëse ndodh mrekullia” dhe interesohen për këto materiale më të mençurit e kombit, ai 2%, si thoni Ju, ç’do të ndodhë me fitimin?

Daut Demaku: Synimi im jetësor është ndërtimi i një objekti solid për edukimin kombëtar! Të bëjmë një punë për të qenë - në mënyrë që kjo Kosovë, ku popull i shumëvujatur – të shndërrohet në vend me prestigj të lartë. Kjo është “hisja” jonë, ajo çka mund të bëjmë NE në “kaçikun” tonë. Një pikë ujë në oqeanin e kombit. Kaq.
Nga këto materiale nuk mbetet ndonjë fitim i madh. Por, mbetet! Fitimi i madh është në anën tjetër, në ndërtimin e hartave të reja në mendjet e njerëzve. Ky është fitim real!
Ta kesh shtëpinë me një mijë dhoma – ti mund të flesh në një prej tyre, t’i kesh një mijë palë këpucë ti do t’i mbathësh një palë... Është një urti, e gdhendur në Piramida të Egjiptit, diku 300 vjet para Epokës së Re, që thotë: “njeriu jeton nga një e treta e ushqimit që merr, nga dy të tretat e tjera jetojnë mjekët e tij!”
Nuk i kam për zemër deklaratat patetike, por më besoni se ata që përpiqen ta ndihmojnë në jetë vetëm NJË NJERI, ata nuk bëjnë punë njerëzore, por HYJNORE! Si thuhet në librat e mençura: nëse do t’i shërbesh Zotit – ndihmoje njeriun!
Në qoftë se bëjmë diçka të mirë të gjithë së bashku - të gjithë do ta ndiejmë veten mirë, sepse do të punonim shumë dhe mirë për të ARDHMEN e fëmijëve tanë.

www.sa-kra.ch: Ju falem nderit, Baca Daut dhe shumë suksese juve dhe Qendrës së Mendimit Pozitiv!

Daut Demaku: Faleminderit dhe juve dhe të gjithë lexuesve dhe lexueseve jua dërgoj një përqafim vëllazëror dhe një porosi: të punojmë të gjithë së bashku për fëmijët tanë dhe për fëmijët e fëmijëve tanë, sepse atyre u mbetet atdheu amanet!


Daut Demaku
044 158 421
dautdemaku@yahoo.com“Qendra e Mendimit Pozitiv”
044 670 009
mendimipozitiv@yahoo.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A MUND TE BEHET NJERIU MILIARDER VETEM ME MEDIME? Pjesa 2
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A MUND TE BEHET NJERIU MILIARDER VETEM ME MEDIME? Pjesa 1
» A JEMI NE PRAG TE APOKALIPSIT Pjesa 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ForumiPopullor :: Your first category :: Your first forum-
Kërce tek: