ForumiPopullor

Forumi i Popullit Kombetar Shqiptar
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A JEMI NE PRAG TE APOKALIPSIT Pjesa 1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
rilindja



Numri i postimeve : 10
Join date : 08/12/2009
Age : 21
Location : Gjilan,Kosove

MesazhTitulli: A JEMI NE PRAG TE APOKALIPSIT Pjesa 1   Tue Dec 08, 2009 1:38 pm

study
A JEMI NË PRAG TË APOKALIPSIT? (pjesa e parë)
Në fillim dukej vetëm si një pikë e vogël e reflektuar në sipërfaqen e saj, por shumë shpejtë filloi të shtrihet duke mbuluar pjesë më të mëdha. Qielli filloi të marr ngjyrë të kuqërremtë, dita të kthehej në natë... e gjallesat që frymonin në këtë planet, drejtuan sytë nga qielli i pafund. Drejt tyre po afrohej me një shpejtësi marramendëse një objekt i zjarrtë, që për pak qaste do të përplasej mbi “gurin e tyre të çmuar”...


Në mesin e shumë trupave qiellor, që janë me miliona e miliarda në gjithësinë e pafund, gjendet edhe një sferë vogël me një sipërfaqe prej 510 Milion km², me një diametër prej 12.700 km dhe me një peshë prej rreth 6000 trilion tonelatash, që vazhdon rrugëtimin e vet, duke përshkuar harkun e njëjtë, mbi 4 miliard vite. Një sferë paksa më ndryshe nga bashkudhëtaret e saj: një sferë e shndritshme, me ngjyrë të kaltër, me re të bardha, lumenj, liqene, dete e oqeane, me fusha të gjelbëruara, me pyje plotë drunjë e bjeshkë të mbuluara me dëborën e kristaltë - një sferë në të cilën frymon jeta. Kjo sferë, që vështruar nga një prizëm tjetër, ajo e makrokozmosit, i përngjanë një “guri të çmuar”, quhet Tokë.
Dhe disa miliard vite më pas, kur civilizimi në këtë planet ishte duku u ngjitur drejt majave më të larta, ishte në prag të kulminacionit të tij, këtë “guri të çmuar” filloi ta mbuloj një hije e errët! Në fillim dukej vetëm si një pikë e vogël e reflektuar në sipërfaqen e saj, por shumë shpejtë filloi të shtrihet duke mbuluar pjesë më të mëdha. Qielli filloi të marr ngjyrë të kuqërremtë, dita të kthehej në natë... e gjallesat që frymonin në këtë planet, drejtuan sytë nga qielli i pafund. Drejt tyre po afrohej me një shpejtësi marramendëse një objekt i zjarrtë, që për pak qaste do të përplasej mbi “gurin e tyre të çmuar”...
...Një përplase e fuqishme në oqean e shkundi gjithë këtë planet. Një valë deti e fuqishme dhe qindra metra e lartë, bashkë me retë e zjarrta të objektit përplasës, po shpërndahej në të katër anët e saj, duke shkatërruar gjithçka që i dilte përpara: Duke përmbytur qytete të tëra, fusha me të mbjella, duku djegur pyjet e ngjeshur me lisa, duke shkrirë e kthyer në llavë vullkanesh edhe borën e pastër në maja të bjeshkëve... për disa orë ky “gurë i çmuar” u kthye në tokë të djegur e të shkretëtuar, në një vend pa frymë - pa jetë...
Kështu mund të duket njëri, nga shumë skenarët, për ditën e fundit të planetit tonë. Dhe kjo që u tha më lartë, ndoshta në dukej të parë, vërtet i përngjan një fiksioni imagjinarë, por kjo është edhe shumë afër ligjeve shkencore. Prognozat e ndryshme, qofshin ato të civilizimeve të lashta, të parashikuesve antik e modern, por edhe ato shkencore, këtu japin të njëjtin rezultat: Ky planet e ka një fund! Dhe shikuar realisht kjo është afër logjikes! Çdo gjë në këtë hapësirë e ka një fillim, dhe natyrisht, edhe një mbarim. Ky princip, ky ligj hyjnor vlen edhe për trupat qiellor, edhe për sistemet diellore, edhe për galaktikat.
Prognozat shkencore se jeta e planetit tonë mund të zgjasë edhe disa miliard vite, sot nuk i frymëzojnë edhe aq shumë inkurajimet tona. Ndoshta kjo do të ishte e mundur, nëse ligjet e ndryshme fizike, që harmonizojnë këtë baraspeshë, nuk do të ndikoheshin nga faktorë të tjerë, e që janë të shumtë, të panjohur e të paparashikueshëm për qenien njeri, pra edhe për vet shkencën. Dhe në këtë kontekst mund ta bëjmë një analogji mes parimeve të përgjithshme kozmike dhe qenies njeri. Jetëgjatësia e një njeriu, në kushte normale, parimisht duhet të ketë një mesatare prej 80 vitesh, megjithëse kjo ndryshon, varësisht prej llojit. Mirëpo, ja që janë edhe faktorët e tjerë ata që e thyejnë këtë ligjshmëri, nëse mund ta quaj, universale: sëmundjet e paparashikuar ose fatkeqësitë e llojeve nga më të ndryshmet. Të njëjtat principe ligjore që veprojnë në mikrokozmos, janë funksionale edhe në makrokozmos, pra ato vlejnë edhe për planetin tonë. Mund të jetë një meteorit gjigant, një erupsion i fuqishëm diellor, një debalans i fushës magnetike si faktor eksternë që mund t’ia shkurtojnë jetës Tokës, por po aq serioz është edhe faktori intern - vet njeri, përmes “revolucionit teknologjik” duke shkatërruar kështu baraspeshën natyrore. Dhe këto principe ligjore, jo vetëm që janë të njohura mijëra vite më parë, që na dëshmon edhe formula e njohur e figurës antike greke - njëri nga 12 Zotat më të famshëm të Olimpit, Hermesi, ku thuhet: „Si është lart, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart“, por këto parime i njeh dhe i pranon edhe shkenca bashkëkohore. Formula e mësipërme, në zbërthim do të thotë: “si është makrokozmosi, ashtu është edhe mikrokozmosi”, njëjtë sikurse hipotezat shkencore që shpjegojnë ekzistencën e ndërlidhshmërisë ndërmjet pjesëve më të imëta të materies dhe atyre më gjigante që lëvizin në gjithës. E sot dihet shkencërisht se materia nuk përbëhet vetëm nga molekulat dhe atomet, si pjesë përfundimtare e më të imëta të saj, por se, edhe secili atom në vete konsiderohet si një botë e veçantë, një botë e përbërë nga protone, neutrone, elektrone dhe grimca të tjera (edhe më të imta) si kuantet, marrëdhëniet, pozicioni dhe lëvizja e të cilave i përngjanë pothuajse tërësisht sistemit tonë diellor në miniaturë.
E për t’i përcjellë këto procese që zhvillohen në pjesët më të imëta të materies (në mikrokozmos), njeriu shfrytëzon aparate të ndryshme mikroskopike, meqë ato procese janë aq të vogla sa për syrin e tij janë të padukshme. Të gjitha ato procese zhvillohen në një harmoni dhe përputhshmëri të mrekullueshme, mu ashtu siç zhvillohen edhe proceset në makrokozmos. Por, po të bëhej njeriu objekt shikimi, dhe jo vetëm ai, por i tërë sistemin ynë diellor nga një prizëm tjetër, ajo e makrokozmosit, dhe atë vetëm në galaktikën “Rruga e Qumështit”, ku ndodhet sistemi ynë diellor, atëherë, jo vetëm ai, por i tërë sistemi ynë diellor - Dielli dhe tetë planetët (përjashto këtu Plutoni i cili nga viti 2006 ka humbur statusin e planetit), bashkë me satelitët e tyre, miniaturizohen mu sikurse atomet dhe molekulat tek materia. Vetë planeti ynë Toka, me disa miliarda gjallesa, në universin e pafund i përngjan një kokrre rëre në oqean. Por, në univers nuk është vetëm galaktika „Rruga e Qumështit“ që përbëhet nga disa miliarda yje e që miliona prej tyre kanë planetë mu sikurse ylli ynë, Dielli, por, ekzistojnë edhe shumë galaktika tjera të përbëra nga miliarda e miliarda yje të tjerë? E çfarë përmban prapavija e këtij sfondi ku lëvizin në formë spiraleje gjithë këto galaktika?!... Kjo por dhe shumë pyetje të tjera, janë sfida serioze me të cilat ballafaqohet sot shkenca bashkëkohore, meqë njohuritë dhe teknologjia që posedon sot ajo as përafërsisht nuk i përmbush kriteret për përgjigje të kënaqshme. Prandaj, këto që u thanë më lartë, lenë pak për të dëshiruar se planeti ynë do të plaket dhe “vdes”, pra përfundoj misionin e tij në bazë të parimeve të përgjithshme kozmike, me aq sa na janë të njohura neve deri më sot.

Profecitë për fundin e botës

Paralajmërimet për fundin e jetës në tokë ose apokalipsin nuk janë tema të reja diskutimesh. Në dokumentet e gjetura tek civilizimet e vjetra, kjo dukuri është mjaftë e theksuar, dhe ndoshta me të drejt, pasi m’u ato civilizime, që për to sot dihet shumë pakë, ishin zhdukur si pasoj e ndonjë apokalipsi të tillë. Shkenca shkon edhe më larg. Bazuar në dëshmitë e fosileve të gjetura në shumë vende të botës, ajo edhe zhdukjen e krijesave parahistorike siç janë dinozaurët e zaurë të tjerë apo mamutët e gjallesa të tjera të panjohura që ishin sundimtarë të planetit tonë asokohe, e ndërlidh me pasojat e ndonjë katastrofe klimatike, shkaktarët e të cilës, sipas shkencës, mund të ishin të shumtë. Edhe në librat e shenjt të religjioneve të ndryshme kjo temë zë vend qendror. Vetëm në Bibël kemi mbi 100 profeci rreth fundit të botës dhe të gjitha këto i ka përmbledhur në një vepër autori Stuart Olyott (e përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Lirak Çelaj), e të cilën mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”. Edhe në librin e shenjt islam - Kuranin, shenjat e ditës së fundit (kiametit) theksohen disa herë.
Ndër parashikimet më të përfolura rreth fundit të botës, është kalendari i civilizimit të lashtë të quajtur Maja. Një popullatë autoktone që ka jetuar 3000 vjet para erë se re në pjesët e Amerikës Qendrore, gjegjësisht të shtrirë në territore të Guatemalës, Belizes, El Salvadorit, Hondurasit, dhe në pjesën më të madhe të Brazilit të sotëm. Dijetarët e asaj kohe, që supozohej se e njihnin mirë filozofinë, matematikën, fizikën, astronomin etj. kishin në përdorim dy sisteme kalendarik:
-Kalendari Tzolkin, përdorej për qëllime ritualesh dhe përbëhej prej 13 tingujsh dhe 20 simbolesh diellore, nga llogaria e të cilave rridhnin 260 kombinacione. Duhej të kalonin 260 ditë deri te përsëritja e serishme e një dite të kombinuar.
-Kalendari Haab, përdorej për nevoja civile dhe ishte i ngjashëm me kalendari e ditëve tona. Përbëhej nga 365 ditë -18 muaj me nga 20 ditë, plus 5 ditë shtesë, që konsideroheshin si ditë fatkëqija.
Te dy këta kalendarë përfundojnë pas 5125 vjetësh, dhe kjo ditë, sipas llogarive të kohës sonë, i bie saktësisht më 21.12.2012! Është një kalendar, i cili gjatë një periudhe 5000 vjeçare, ka bërë një llogari mjaft ekzakte të ditëve, muajve dhe viteve, sa që edhe fazat hënore, deri më sot, i ka kalkuluar me një devijim minimal prej vetëm 23 sekondash.
Dhe si për ironinë tonë, kjo datë përputhet plotësisht me një dukuri astronomike e cila pason një herë në 26000 vjet! Më saktësisht, m’u në këtë ditë, Toka dhe i gjithë sistemi ynë diellor do të gjendet i pozicionuar në një paralele të njëjtë me galaktikën tonë, “Rruga e qumshit”. Dhe kjo pikë, ku sistemi ynë diellor takohet (ndeshet) me “Rrugën e qumështit”, është një shtresë e krijuar nga re pluhuri e ashtuquajtur “hapësira (e çara) e errët e rrugës së qumështit”. Kjo e çarë ka shumë kuptime mitologjike si: “Rruga e ferrit”, “goja e e një përbindëshi kozmik”, “kanali lindës i nënës kozmike” etj. Dhe pikërisht më 21.12.2012, Toka, bashkë me sistemin tonë diellor, pozicionohet m’u në mes të kësaj hapësire të errët, në horizontin e së cilës, “Rruga e qumështit” ka qasje mbi to, dhe atë nga të gjitha pikat - rreth e qark. Në këtë pikë kohore përfundon edhe cikli i kalendarit të civilizimit Maja. Pasojat e këtij gërshetimi parashtruan edhe teori nga më të ndryshmet, dhe që të gjitha me një përfundim të njëjtë - fundi i botës!
Dhe nëse nisemi nga parimet e përgjithshme hyjnore se çdo gjë ka një fillim dhe një mbarim, pra, asgjë nuk është e amshueshme në universin e pafund përveç ritmit të përhershëm të ndryshimeve: lindjes, zhvillimit dhe shpërbërjes (ajo që shpërbëhet pastaj lind sërish), atëherë edhe hipotezat e një rifillimi nga zeroja i gjithçkaje, pra edhe fillimi i një epoke të re për planetit tonë, është shumë i kapshëm.
Përputhshmëritë që u thanë më lartë, na lënë të kuptojmë se ky civilizim i lasht ka pasur njohuri shumë të mira për këtë gërshetim, dhe këtë ditë e kanë konsideruar si një pikë kalimtare shumë të rëndësishme - fillim i një cikli të ri.
E për çudi, një profeci e këtij lloji dhe pikërisht për fundin e vitit 2012, nuk vjen vetëm nga Maja-t. Edhe kalendar i Aztekve, që është mjaft i ngjashëm më atë të Maja-ve, përfundon po në këtë datë.
Nostradamusi (1503 - 1566), i lindur në Saint-Remy, në jug të Francës, me profesion mjek dhe farmacist si dhe njëri ndër parashikuesit më të njohur i të gjitha kohërave, gjithashtu, në profecitë e tij parasheh, po në këtë vit, një luftë atomike me përfshirje mbarë globale.
Gjithashtu, parashikuesja nga bullgaria, Vangelija Gushterova ( 1911-1966) e njohur me emrin Vanga, parasheh një katastrofë me përmasa gjigante pas viteve 2010. Vanga është e njohur me profecitë e saj rreth fillimin e luftës së dytë botërore, për “Perstrojken”, për vdekje e princeshës Dejana si dhe për sulmin e 11 shtatorit në kullat binjake të Nju Jorkut. Për këtë sulm ajo kishte thënë: “Vëllezërit amerikan do të rrëzohen nga sulmi i një shpendi të çeliktë”. Sipas parashikimeve të saj, fillimi i luftës së tretë botërore do të filloj kah fundi i vitit 2010. Kësaj situata do t’i paraprijnë tri atentate në tre president shtetëror si dhe lufta në Indonezi. Ky konflikt, që do të zgjasë për disa vite, do të ketë përmasa katastrofale për gjithë njerëzimin, pasi luftërat do të jenë shumë të ashpra duke mos u kursyer as armatimi bërthamor e as ai kimik.

Parashikuesja tjetër nga Arizona e SHBA-ve, Sakina Blue Star, duke u bazuar në njohuritë e vendasve autokton, Hopi-Indianëve (që është edhe vet pjesëtare e asaj popullate etnike që sot nuk numëron më shumë se 1500 pjesëtar), po ashtu, parasheh fundin e botës, pikërisht në vitin 2012. Sipas saj, njerëzimi është zhdukur tri herë. Herën e parë kjo ka ndodhur kur boshti i saj (Tokës) pësoi zhvendosje; herën e dytë gjatë kohës së akullt dhe herën e tretë gjatë përmbytjeve nga të reshurat e furishme. Ka ardhur sërish koha për zhdukja e radhës - ciklin e katërt, cikël në të cilën planeti ynë gjendet në fazën e një pastrimi të përgjithshëm, i cili do të përmbyllet në fund të vitit 2012.
Edhe autori amerikanë, Micheal Dorsin, në librin e tij “Kodi biblik”, parasheh, duke u bazuar në një mesazh (kod) sekret në Bibël, fundin e botës që do të ndodh po në këtë vit - 2012, gjatë kolizionit të Tokës me një komet.

Shkruan:Sabir Krasniqi
www.sa-kra.com


Në vazhdimin tjetër do të lexoni:

-Cili ishte qëllimi i projektit i NASA, i quajtur, IRAS (Infrared Astronomical Satellite), i cili u realizua në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Holandën;
-A e rrezikon planetin tonë trupi qiellor i zbuluar na teleskopët IRAS që në vitin 1983, i cili veç ka depërtuar në Sistemin tonë Diellor?
-Kronologjinë e profecive rreth zhbërjes së Tokës, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
A JEMI NE PRAG TE APOKALIPSIT Pjesa 1
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ForumiPopullor :: Your first category :: Your first forum-
Kërce tek: