ForumiPopullor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumiPopullor

Forumi i Popullit Kombetar Shqiptar
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 10 Keshilla per Baballaret

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rilindja




Numri i postimeve : 10
Join date : 08/12/2009
Age : 29
Location : Gjilan,Kosove

10 Keshilla per Baballaret Empty
MesazhTitulli: 10 Keshilla per Baballaret   10 Keshilla per Baballaret I_icon_minitimeTue Dec 08, 2009 10:21 pm

1. Prisni shumë nga fëmijët tuaj

Nëse fëmijët tuaj e dinë se ju prisni shumë prej tyre, ata do të përpiqen që të bëjnë gjithnjë më shumë. Duke filluar nga fjalët “të lutem” dhe “faleminderit” dhe deri tek përpjekjet në shkollë, ata do të japin maksimumin nëse ua bëni të qartë pritshmëritë tuaja me butësi dhe dashuri.

2. Mos fajësoni gjithnjë

Kur jeni i bindur se fëmija juaj ka shkaktuar një problem dhe ju e fajësoni pa pushim atë, duhet të dini se ky problem nuk do të zgjidhet deri sa të kuptoni se vetëm po e përkeqësoni në këtë mënyrë. Nganjëherë pranimi i gabimeve të fëmijëve i ndihmon ata të përmirësohen në mënyrë pozitive.

3. Njihni jetën e fëmijës suaj në mënyrë të detajuar

Mundohuni të dini çdo gjë që mundeni për fëmijët tuaj. Mësoni se cilat janë lodrat dhe ngjyrat e tyre të preferuara, cilët janë miqtë e tyre më të mirë, cilët janë heronjtë e tyre etj. Duke treguar interes për këto gjëra do t’u tregoni atyre se i doni dhe do krijoni një marrëdhënie të afërt me fëmijët tuaj.

4. Mësoni t’u thoni “jo” fëmijëve tuaj

Fëmijët janë fëmijë dhe ata duan të kenë çdo gjë që shohin e që ju pëlqen. Nëse ju nuk ua plotësoni të gjitha dëshirat ata mërziten. Por duhet të dini se fëmijët mësojnë se çfarë është disiplina dhe vetëkontrolli kur prindërit u thonë jo për gjëra që s’duhet t’i kenë në një moment të caktuar.

5. Dhuna fizike nuk i bën më të mirë fëmijët

Shumë studime kanë dëshmuar që fëmijët mbi të cilët prindërit kanë përdorur metoda fizike, le të themi dhe një shuplakë, kanë vetëvlerësim të ulët. Gjithashtu nëse ju i gjuani me shuplakë fëmijës suaj për një gabim të kryer, ka shumë gjasa që fëmija ta bëjë sërish atë gabim. Përveç kësaj, ju nuk do të donit që fëmija juaj t’ju ketë frikë.

6. Trajtojeni bashkëshorten tuaj shumë mirë

Marrëdhënia mes prindërve është ajo nga fëmijët marrin informacionin më të rëndësishme mbi lidhjen ndërmjet meshkujve dhe femrave. Përpiquni me sa të mundeni që të mos ziheni në sy të fëmijëve. Kujtoni se nganjëherë është më e rëndësishme që të jeni të butë se sa të silleni drejt.

7. Veprat flasin më shumë se fjalët

Shumë prindër u bëjnë presione të ndryshme fëmijëve kur ata nuk bashkëpunojnë. Por shumë prindër nuk bëjnë asnjëherë asnjë prej atyre që thonë dhe fëmijët përfitojnë nga kjo gjë. Nëse ju nuk i lejoni të shohin televizor kur ata nuk bashkëpunojnë, atëherë do e kuptojnë se herën tjetër duhet të sillen ndryshe.

8. Dëgjojini me kujdes fëmijët tuaj

Mos dëgjoni vetëm fjalët e tyre, por përpiquni të kuptoni se çfarë fshihet pas tyre gjithashtu. Jini të aftë për të reflektuar në lidhje me ato që fëmija juaj ju thotë. Gjithashtu, nëse doni që fëmija t’ju dëgjojë kur flisni ju, atëherë ju duhet ta dëgjoni me kujdes të madh.

9. Ngarkojini fëmijët me përgjegjësi ndërsa ata rriten

Kur fëmijët janë akoma të vegjël ata mund t’ju ndihmojnë duke rregulluar krevatin e tyre në mëngjes, apo duke mbajtur pastër dhomën e tyre. Ndërsa ata rriten ju duhet të shtoni gjërat që ata duhet të bëjnë. Dhe kini parasysh që të mos i shpërbleni ata për gjërat, të cilat e kanë për detyrë t’i kryejnë.

10. Tregojuni fëmijëve tuaj se ata janë më të mirët

Është veçanërisht e rëndësishme që t’u tregoni fëmijëve tuaj se ata janë më të mirët, sidomos në rastet kur ata po përjetojnë një vetëvlerësim të ulët. Përdorni fakte konkrete për t’ua vërtetuar se pse mendoni se ata janë më të mirët. Kjo do t’i bëjë të ndihen më mirë dhe të besojnë ato që po ju thoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
10 Keshilla per Baballaret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ForumiPopullor :: Your first category :: Your first forum-
Kërce tek: