ForumiPopullor

Forumi i Popullit Kombetar Shqiptar
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kenan Imirzalioglu (Mehmet Kosova) INTERVISTE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
rilindja



Numri i postimeve : 10
Join date : 08/12/2009
Age : 21
Location : Gjilan,Kosove

MesazhTitulli: Kenan Imirzalioglu (Mehmet Kosova) INTERVISTE   Tue Dec 08, 2009 12:05 pm

1. I NDERUARI KENAN, A JE NË DIJENI QË NË NJË TELEVIZION KOSOVAR TRANSMETOHET SERIALI “JETA E HIDHUR” ?

Mehmet Kosova: - Po kam dëgjuar por fatkeqësisht nuk kam asnjë informatë se si është duke u pritur te ju...
2. ATËHERË U TREGOJMË NE, NË KOSOVË JE BËRË SHUMË I ADHURUAR TË PËRCJELLIN I MADH E I VOGËL... ME FJALË TË TJERA JE BËRË IDHULL TE KOSOVARËT. JE I VETËDIJSHËM PËR KËTË ?

[c=#0000ff]Mehmet Kosova : - Faleminderit për këto fjalë! Unë kam dëgjuar që seriali transmetohet edhe në Kosovë, por për famën që po e përmendni ju nuk di nuk më ka thënë askush. Jeni të parët që më treguat. Më vjen shumë mirë që seriali është duke u pëlqyer nga publiku.

3. KENAN NA INTERESON TË DIJMË SE QFARË DI TI PËR KOSOVËN DHE POPULLIN SHQIPTAR ?

Mehmet Kosova : - Kam dëgjuar se diaspora shqiptare në Turqi sipas të dhënave përbën pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare në botë, të cilët janë zhvendosur nga trojet e veta për tu vendosur në territore të cilat etnikisht nuk I përkasin. Nga historia kam mësuar që ju , si popull gjithnjë keni vuajtur. Tani besoj që ka ardhur koha ti tregoni botës se edhe te ju ka potencial në fusha të ndryshme. Unë nuk dyshoj në aftësitë tuaja!

4. A KENI TAKUAR NDONJËHERË NDONJË SHQIPTAR DHE CILI ËSHTË MENDIMI YT PËR NE ?
Mehmet Kosova : - Kam takuar disa herë shqiptar të cilët jetojnë këtu në Turqi. Mund të thëm se janë shumë të hapur dhe të shoqëruar. Gjithnjë mund ta shohësh mallin e tyre për Kosovën, edhe pse ndoshta një pjesë ë madhe e tyre janë lindur dhe rritur në Turqi. Kanë shumë ngjashmëri me ne, mendoj nga ana e emocioneve.

5. NË FILM LUANI ME EMRIN “MEHMET KOSOVARI”. PSE KY EMËR DHE ÇFARË LIDHJE KA ME MBIEMRIN KOSOVARI ?

Mehmet Kosova: - Emri Mehmet Kosovari është zgjedh për të bërë të qartë se bëhët fjalë për një Kosovar të migruar. Përsonazhi tregon se si përballen njerzit me varfërinë dhe problemet e tyre. Mehmeti si shumë të rinj të tjerë lufton për dashurinë, disi mund të identidikohemi të gjithë me këtë karakter: Unë si turk por edhe ju si shqiptar.

6. MEQË THONI SE LUANI KARAKTERIN E NJË KOSOVARI TË MIGRUAR NË TURQI, A KA QENË VËSHTIRË PËR JU TË FUTENI NË KARAKTERIN E NJË SHQIPTARI ?

[c=#ff0011]Mehmet Kosova: - Jo aspak. Të jesh aktor do të thotë të futesh në karaktere të ndryshme. Pak a shumë kam lexuar dhe jam informuar rreth temës së migracionit në Turqi dhe kam arritur të kuptoj dhe ti kuptoj ndjenjat e shqiptarëve . Gjatë xhirimeve emocionet I ka marr nga realiteti. Kur luaj rolin, mendjen e mbaj te situatat nga jeta private. Nëse më duhet të qaj, mendoj për diçka që më bën të vuaj. Besoj se vetëm kështu emocionet duken reale.7.

JU DHE EKIPI JUAJ I FILMIT KENI QENË NË MAQEDONI. KUR DO JU PRESIM NË KOSOVË ?

Mehmet Kosova: - Kurdo që t'më ftoni kuptohet nëse më leojnë koha dhe angazhimet e mia.

8. CILAT JANË KUSHTET QË KËRKONI QË NE SI REDAKSI T'JU FTOJMË NË KOSOVË DHËE TË BINDENI ME POPULLARITETIN QË E KENI KËTU ?

Mehmet Kosova: - Nuk kam asnjë kusht. Udhëtimi është një nga pasionet e mia. Më shumë të udhëtoj, të vizitoj vende të reja dhe të takoj njerëz. Besoj që edhe Kosova është një vend i cili e meriton një vizitë të tillë.

9. THONË SE JE SHUMË I FAMSHËM NË TURQI MADJE EDHE MË I FAMSHËM SE VETË KRYEMINISTRI TURK ERDOGAN. ËSHTË KJO E VËRTETË ?

Mehmet Kosova: - Vërtet puna e deritanishme më ka bërë edhe të famshëm. Mendoj se sa më mirë do të ishte sikur të fliste dikush tjeter për mua rreth kësaj që ju e quani “famë”.

10. E PËR JU, PRA ÇKA DO TË THOTË FAMA ?

Mehmet Kosova: - Kohët e fundit më duket që të gjithë punojnë të arrijnë sa më shumë famë. Ndërsa për mua fama do të thotë të jem I mitëpritur dje I pëlqyer nga publiku. Kjo më bën të vazhdoj dhe të punoj edhe më shumë në këtë drejtim.

11. SA I FAMSHËM NDIHESH ?

Mehmet Kosova – Jam I gëzuar që puna ime vlerësohet. Mjafton kjo.

12. PËRVEQ KËSAJ JU JENI I ADHURUAR EDHE NGA TË RINJTË NË TURQI. ÇFARË DO TË ISHTE KËSHILLA JUAJ PËR TË RINJTË NË KOSOVË ?

Mehmet Kosova – Fillimisht të mundohen përherë të jenë vetëvetja dhe origjinalë, të besojnë në vlerat e tyre dhe të punojnë në mënyrën e duhur për të realizuar qëllimet e veta. Një këshillë e drejtpërdrejtë: Mos u mundoni të kuptoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju se këtë asnjëherë s'do e kuptoni.

13. JE I ADHURUAR NGA FEMRAT I RESPEKTUAR NGA MESHKUJT. SI E VLERËSONI POPULLARITETIN QË E KENI NË TURQI, KOSOVË E PSE JO NË GJITHË BALLKANIN ?

Mehmet Kosova: - Mundohem të mos e keqpërdori popullaritetin tim. Mundohem të jem shembull I mirë për të rinjtë. Me punën time dua t'u tregoj se çfarë mund të arrish nëse shkon në rrugë të drejtë dhe nëse punon me tërë forcën dhe vullnetin që ke.

14. SI ËSHTË RAPORTI JUAJ ME AKTOREN E FILMIT SELIN DEMIRATAR (NERMININ) ?

Mehmet Kosova: - Përveq që jemi kolegë kemi edhe shoqëri shumë të ngushtë. E respektoj dhe e çmoj pa masë për punën që ka bërë. Është ndër aktoret më të talentuara që kemi në Turqi. Është një vajzë e talentuar dhe ambicioze. Kam mësuar shumë prej saj dhe jam I lumtur që e kam në rrethin e shoqërisë sime.

15. AQ SA KEMI DËGJUAR, KEMI MËSUAR SE RAPORTET TUA ME NERMININ JANË MË SHUMË SE VETËM SHOQËRI. SI E KOMENTONI JU KËTË ?

Mehmet Kosova: - Brenda filmit ne duhet të jemi sa më të saktë në interpretimin e rolit pra në film jemi më shumë se shokë mirepo jashtë vetëm kolëgë të cilët bashkëpunojmë dhe natyrisht edhe miq, më tej nuk ka asgjë mes nesh..

16. SI PËR ÇDO VIP TJETËR ASHTU EDHE PËR JU KA SHUMË THASHETHEME, BILE NË NJË REVISTË EVROPIANË KA SHKRUAR SE JENI I KURORËZUAR ME NJË MASHKULL ?

Mehmet Kosova:- Po e thashetheme bëjnë kudo dhe çdo revistë dhe gazetë mundohet që të shkruaj diçka sa për ti shtuar vlerën revistë së vet.
Unë nuk e di pse njerëzit interesohën të dijnë dhe të bëjnë thashethme për mua, ndoshta pse deshirojnë të humbin famën dhe respektin që kam në vendet ku është transmetuar filmi. Andaj citoj që të gjitha janë shpifje që bëjnë të tjerët kundër meje.

17. PSE NUK KENI DËSHIRË QË TË TREGONI TË DASHURËN PARA MEDIAVE ?

Mehmet Kosova: - Ashtu si çdo kush tjetër edhe unë kam të drejtë të bëjë një jetë normale. Jam një tip që deshiroj të këm një jetë të qetë pa probleme dhe jeta ime private dëshiroj të mbetet private. Nganjëherë mendoj të bëj foto me të dashuren dhe ti botoj dhe të demantoj fjalët..

18. A ËSHTË E VËSHTIRË QË NJË MASHKULL SI TI I FAMSHËM DHE I DËSHIRUAR NGA SHUMË FEMRA TI DEDIKOHET VETËM NJË FEMRE ?

Mehmet Kosova: - Kur isha i ri mendoja që nuk do mund ti dedikohesha vetëm një femra, mirëpo me kalimin e kohës dhe vjetëvë e pashë që një gjë e tillë ishte I mundur dhe jam I lumtur kështu si jam.

19. KENAN TË FALEMNDERIT QË PRANUAT TË SHKRUANI DHE TË JENI PJESË E REVISTËS SONË!

Mehmet Kosova: - Ju faleminderit nga ju që më treguat dhe më faleminderuat për punën time. Po e shoh që edhe te ju kam mjaft sukses dhe ju falemideroj shume. Ju uroj shëndet dhe punë të mbarë të gjithve.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kenan Imirzalioglu (Mehmet Kosova) INTERVISTE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ForumiPopullor :: Your first category :: Your first forum-
Kërce tek: